Përse në Spanjë dyshonin tek portieri Unai Simon?!

 

Gjithmonë vjen një ditë që një sportist i tregon botës se është gabuar me të. Kështu ka ndodhur me legjenda të së kaluarës, me një Planiçka e Barezi, por edhe me shumë portierë si Livakoviç, Bono apo Emiliano Martinez. Mbrëmjen e 18 qershorit në stadiumin “De Kaip” kjo histori u pasurua me një episod tjetër, me portierin e Spanjës. Unai Simon është ende i ri, 26 vjeç, ka shtatlartësinë e duhur për një gardian të niveleve të larta (1.90 metra) dhe luan për një skuadër që edhe pse nuk është e radhës së parë, është padyshim e spikatur dhe shumë e respektuar si Atletik i Bilbaos. Mbrëmja e Roterdamit ishte ajo e kurorëzimit për Simonin që ndaj Kroacisë bëri disa ndërhyrje të mira, e disa jo edhe aq të tilla, por priti dy penallti ndaj Majerit dhe Petkoviçit duke ndihmuar Spanjën të fitonte Ligën e Kombeve. Ndoshta, që tani e tutje karriera e tij do të marrë përmasa të tjera.

Sfidanti.al