Mançini: Nëse Donaruma e Açerbi janë nuk kënaqen,është problem

Trajneri i Italisë nuk mbeti i kënaqur nga ato që i dëgjuan veshët. Roberto Mançinit i thanë gazetarët se dy prej lojtarëve të tij kanë deklaruar se nuk kënaqen më në lojën e kombëtares, si dikur. Këta janë Xhixho Donaruma (PSG) dhe Açerbi (Inter), të cilët pra shfaqën një lloj pakënaqësie për gjendjen tek Të Kaltrit, të cilët nuk shkuan dot në finalet e Kupës së Botës, dhe tani u eliminuan në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. “Nuk e di nëse i kanë thënë këto fjalë, – tha Mançini, – nuk e kam dëgjuar. Por, nëse thonë kështu, do të thotë se ka një problem. Do t’i pyes”.

Sfidanti.al