Presidenti ka vendosur që të zbresë vetë “në fushë” për të realizuar një transferim të rëndësishëm. Benfika e Lisbonës është kandidate e fortë për të marrë Angel Di Marinë, pasi ylli i Argjentinës e mbylli me Juventusin. Futbollistit kampion të botës i ka përfunduar kontrata 1-vjeçare në Torino, dhe nuk do të ketë rinovim, aq më tepër që Juvja nuk do të luajë në Champions. Në të kundërt, Benfika do të jetë, dhe Di Maria do të ketë një tjetër mundësi për të qenë në futbollin e madh. Pritet të shihet nëse do të ketë akord për rrogën.
Sfidanti.al