Reali i Madridit e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë me Mbapenë

Kështu shkruan e përditshmja “Marka”, që komenton se drejtuesit e klubit janë duke u marrë tani për tani me probleme të tjera. Objektiv kryesor i presidentit Perez dhe trajnerit Ançeloti është Harri Kejn, ndërsa alternativë është Lautaro Martinez. Nuk flitet për Firminon apo Havercin. Përsa i përket shansit për të marrë Kilian Mbapenë, sipas “Markës” Reali ka vendosur të presë 1 janarin 2024, për të diskutuar direkt me lojtarin. Sa për Paris SG, ideja është që është e pamundur të bisedohet me pronarët e klubit francez.

Sfidanti.al