Hamraui: Përse femrat duhet të paragjykohen për jetën private!

Është futbolliste profesioniste dhe disa kohë më parë u godit e u dëmtua rëndë nga disa të panjohur. Heira (Kheira) Hamraui e përfundon në 2 javë kontratën me Paris SG, ndërsa ende ndihet e tronditur me atë që i ka ndodhur. Vajza me origjinë arabe u përfol në media se pati një lidhje intime me ish-futbollistin e Barcelonës, Erik Abidal, dhe se rrahjen e saj e organizoi gruaja e Abidalit. Asgjë e tillë nuk është provuar, ndërsa Hamraui flet në aspektin gjinor. “Përse femrat duhet të paragjykohen për jetën e tyre private, – thotë ajo, – kjo gjë nuk ndodh me meshkujt. Kam përjetuar një ferr të vërtetë”.

Sfidanti.al