Cilin Haland të besojmë në këto dy foto?!

Ishte 26 prilli, siç e tregon sqarimi, dhe sulmuesi norvegjez bëri një “shkrepje aparati” ndërsa ishte në stadiumin “Etihad” bashkë me këngëtarin Noel Gallager. Nuk kaluan as dy muaj, dhe në 12 qershor , pra dy ditë më parë, Erling Halandi bëri një tjetër foto gjatë festimeve për suksesin e trefishtë, duke mbajtur në duar trofeun e Championsit. Ndryshimi në trupin e 22-vjeçarit duket i jashtëzakonshëm aq sa tifozët nisën të thonin se ai do të ketë bërë ndryshime kompjuterike tek fotoja e dytë. Gjithsesi, mediat angleze shkruajnë se gjithçka është e vërtetë.

Sfidanti.al