Mbape: Do të luaj për Paris SG sezonin që vjen!

Ylli kryesor i ekipit francez reagoi pas lajmeve mediatike për vendimin e tij për mos aktivizuar klauzolën sipas të cilës kontrata mes palëve rinovohet automatikisht deri në 2025. Kilian Mbape i quajti “gënjeshtra” lajmet në “Lë Parizien”. “Ne jemi gjithnjë e më të mëdhenj, – shkruajti Mbape në rrjetet sociale, – e kam thënë se sezonin që vjen do të vazhdoj tek Paris SG, ku jam shumë i kënaqur”. Kjo duket si një goditje për klubin pasi nëse vazhdon pa rinovuar, do të thotë se largohet verën e ardhshme me parametër zero.

Sfidanti.al