Askush nuk e kishte bërë përpara tij, dhe ai vendosi disa rekorde. Nikola Jokiç jo vetëm fitoi titullin e NBA-së me Denverin dhe u shpall Lojtari më i Mirë i Finaleve. Ai ishte edhe më i miri në plej of, duke vendosur rekordin me 10 tripëll dabëlla këtë vit, diçka që nuk e kanë bërë as Xhabari, Xhordani, Lebroni, Robertsoni apo Uestbruku. Po ashtu, Jokiç u bë i pari basketbollist në historinë e NBA-së që udhëhoqi plej ofin në secilin nga tre elementët kryesorë të lojës. Ai pati mesatarisht 30.2 pikë, 14 topa në tabela e 7.2 asistë për ndeshje, si dhe 1.4 vjedhje topi për ndeshje.
Sfidanti.al