Italianët thonë: Në Champions nuk fitojnë gjithmonë favoritët

Këtë herë Interi nuk cilësohet si skuadra me mundësinë më të madhe për të marrë trofeun. Është Mançester Siti favoriti I finales së Championsit, por “La Gazeta delo Sport” kthehet në histori për t’i dhënë zemër zikaltërve dhe tifozëve të tyre. E përditshmja milaneze shkruan se shpesh “kupën me veshë” e kanë fituar “autsajderët” (outsiders). Në 1967 ishte vetë Interi që provoi të papriturën kur u mund nga Sëlltiku (1-2). Në 1982, Aston Vila mposhti Bajernin 1-0, në 1987 Porto mundi sërish Bajernin, por edhe fitorja e Hamburgut në 1983 ndaj Juventusit ishte një e papritur, ndonëse jo kaq shumë e madhe. Në 1986, Steaua e Bukureshtit ia doli ndaj Barcelonës dhe në 1991, Crvena Zvezda mposhti gjithashtu me penallti Marsejën. Të papritura ka pasur disa, dhe e tillë ishte edhe humbja e Sitit në 2021 ndaj Çelsit. Interi duhet të marrë zemër nga kjo.

Sfidanti.al