Brahim Diaz kthehet tek Reali, firmos deri në 2027!

Ishte i huazuar tek Milani në Itali, por forma e tij ka qenë mjaft e mirë për t’u injoruar. Reali i Madridit vendosi të merrte sërish Brahim Diazin, dhe jo vetëm kaq, por edhe rinovoi kontratën. Futbollisti ofensiv kishte akord deri në 2025 në “Bernabeu”, por drejtuesit deshën që të ishin të sigurt ndaj edhe kjo u shty deri në 2027. Sipas mediave spanjolle, Diaz do të jetë një nga lojtarët e rëndësishëm në skuadrën prej 23-24 vetës që do të ketë në dispozicion trajneri Karlo Ançeloti. Futbollisti 23-vjeçar luajti për 3 sezone me Milanin dhe fitoi Serinë A.

Sfidanti.al