Këtë herë Interi nuk cilësohet si skuadra me mundësinë më të madhe për të marrë trofeun. Është Mançester Siti favoriti I finales së Championsit, por “La Gazeta delo Sport” kthehet në histori për t’i dhënë zemër zikaltërve dhe tifozëve të tyre. E përditshmja milaneze shkruan se shpesh “kupën me veshë” e kanë fituar “autsajderët” (outsiders).