Zaniolo më pranë Juventusit, pritet ta braktisë Gallatasarajin

Ish-sulmuesi i Romës mund të jetë i paracaktuar për ta veshur fanelën e “Zonjës së Vjetër”. Edhe pse ekipi nuk do të luajë në Champions, serish për Nikolo Zaniolon është “ngjitje në detyrë” që pasi luajti me “ulkonjat” dhe tani me Gallatasarajin, të jetë pjesë e Juventusit. Pritet të vijë drejtori sportiv, Kristian Xhuntoli nga Napoli për të përfunduar gjithçka, ndërsa preferohet edhe sulmuesi i Lidsit, Uilfrid Njoto (Gnoto).

Sfidanti.al