Rreziku më i madh për Mançester Sitin e ka emrin Lautaro Martinez

Kampioni i botës është kthyer në formën e tij më të mirë pikërisht në fazën kryesore të sezonit. Lautaro Martinez ndihmoi Interin të fitonte Kupën e Italisë (më herët, Superkupën italiane), si dhe të zinte vendin e tretë në Serinë A e të kualifikohej sërish për në Champions. Po ashtu, ishte vendimtar në suksesin në derbin e dyfishtë ndaj Milanit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe mediat angleze e cilësojnë si “armikun numër 1” për Mançester Sitin e Pep Guardiolës. “Deili Meili” i bën thirrje kampionëve të Anglisë që të kujdesen për “Demin” që të mos “e kapë për brirësh” finalen e Championsit.

Sfidanti.al