Milani paska zgjedhur Piolin përpara Maldinit

Pak a shumë si ajo që ndodhi tek Lacio, ndonëse në mënyrë aq dramatike, të paktën jo publikisht. Tek Milani qenka përsëritur situata në kryeqytet mes Igli Tares dhe Mauricio Sarrit, dhe protagonistë ishin pikërisht të njëjtat figura, por me emra të ndryshëm. Paolo Maldini dhe Stefano Pioli nuk paskan shkuar mirë, dhe paska pasur tension mes tyre në periudhën e krizës së rezultateve. Maldini paska qenë i pakënaqur me lojën dhe me disa lojtarë të lënë në stol, që ai i kishte marrë vetë. Klubi bëri zgjedhjen dhe njëlloj si Lacio, mbajti trajnerin dhe largoi drejtorin.

Sfidanti.al