Verstapen arrin 40 fitore në Formula 1 më herët se kushdo tjetër

Kjo nuk është statistika që të bën patjetër të madh, pasi duhen marrë parasysh edhe gjëra të tjera, por gjithsesi është një arritje. Maks Verstapen arriti në 40 fitore në Formula 1, në moshën 25 vjeç, 8 muaj e 4 ditë, duke lënë shumë prapa legjendat e dikurshme. Për numër fitoresh, ai ende nuk ka kaluar Airton Senën (41), Alen Prostin (51), Mikael Shumaherin (91) dhe Ljuis Hamiltonin (103). Të gjithë këta ia kanë dalë kur kanë qenë të paktën 30 vjeç. Gjithsesi, Verstapen (që po shkon drejt titullit të tretë botëror), ka pasur më pak konkurrencë sesa legjendat e tjera.

Sfidanti.al