Nevil Dede tek Elbasani: Kthehem në shtëpinë time!

Me këtë ekip fitoi titullin shumë kohë më parë. Nevil Dede ishte pjesë e Elbasanit që mori kampionatin në 2006-të, për herë të dytë dhe të fundit në historinë e tij, ndërsa tani do të jetë sërish në të njëjtin klub, veçse në pozicion tjetër. Ish-kapiteni i Tiranës, që u shpall 8 herë kampion me bardheblutë, gjithsesi thotë se është mjaft i lidhur me Elbasanin. Dede do ta drejtojë Elbasanin në Kategorinë e Parë. Elbasani ka qenë një emër i njohur i futbollit shqiptar, dy herë kampion në 1984 e 2006, por vitet e fundit kishte rënë shumë poshtë. Gjithsesi, sezonin e kaluar arriti të ngjitej nga Kategoria e Dytë në të Parën.

Sfidanti.al