Kjo foto e dy legjendave nuk do të mund të përsëritet së bashku, të paktën kështu siç duken punët. Lionel Mesi vështirë të kthehet tek Barcelona, pasi mediat raportuan se babai i tij, Horge, dhe drejtuesit e klubit nuk mundën të arrinin ndonjë marrëveshje. Fjala është që presidenti Laporta nuk i bëri dot babait të Mesit një ofertë konkrete financiare, gjë e kuptueshme në situatën në të cilën ndodhet Barça. Pritet që argjentinasi të marrë një vendim për punë orësh se ku do ta vazhdojë të ardhmen, por pritet në Arabinë Saudite tek Al Hilali ku thuhet se i japin 400 milionë euro në sezon.
Sfidanti.al