Mançester Junajtidi monitoron Leon Goreckën e Bajernit

Bavarezët kanë pasur disa herë dyshime për mesfushorin, i cili nuk ka bindur plotësisht në krah të Xhoshua Kimihut. Bajerni kërkon Deklan Rajsin (që mund të kushtojë të paktën 100 milionë euro), ndërsa Mançester Junajtidi shpreson të përfitojë nga kjo situatë dhe të marrë Leo Goreckën. Trajneri Erik Ten Hag cilësohet një admirues i futbollistit të kombëtares gjermane, ndërsa kërkon të forcojë mesin e fushës.

Sfidanti.al