Mallkuar “tersi”: Shoferët macen e zezë, Kombëtarja..ekipet e vogla!

Kur luajtëm me Poloninë edhe pse u mundëm, duke filluar nga i madhi, vetë zoti Rama, deri tek tifozi më i fundit i Kombëtares , iu “gëzuan” humbjes sepse Kombëtarja u “ngjall se vdekuri”sepse loja kishte më shumë jetë . Vetëm njëri nuk u kënaq nga ajo që ndodhi në Poloni , vetë presidenti Duka, që si “salmoni” kundër rrjedhës, deklaroi: “ Ka ikur koha e humbjeve dinjitoze”.

Sa shpejt e vuri nën presion Silvinjon ! Kur i zgjidhte vetë trajnerët, kemi provuar lloj lloj magjish , ku presidenti na i kthente humbjet në fitore. Tani që trajneri caktohet nga Kryeministria dhe jo nga FSHF-ja, është e pafalshme kur nuk fiton edhe në Poloni…

..Po afrojnë ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Kur ishim të vegjël në futboll , mezi i prisnim këto lloj ndeshjesh për të përmirësuar golaverazhin. Tani, që na gënjen mëndja se jemi të mëdhenj , kemi frikë se nuk na ecën fati me të vegjëlit. Dhe nëse është punë fati, tersi na është qepur qysh në ditën e parë të “shkollës” së presidentit Duka, gati 20 e ca vite më parë, kur na mundi Andora me 2 gola. Nga ajo ditë, si shoferët që kthenin makinën kur u dilte para macja e zezë, edhe Kombëtarja nuk i duron dot ekipet e vogla…

Sfidanti.al