Shkarkimi i Paolo Maldinit është një bombë për Milanin

Legjenda nuk i ka pasur kurrë të lehta raportet në klubin e tij të zemrës. Edhe pse e kishte mbiemrin Maldini, dhe emri Paolo u bë i madh në vazhdën e babait të tij, Çezare, sërish kjo nuk mjaftoi. Përsa kohë pronar i Milanit ishte Silvio Berluskoni, ish-kapiteni i jashtëzakonshëm nuk vuri këmbë në Milanelo. Tashmë, pasi shërbeu për pak vjet si drejtor sportiv, largohet i shkarkuar. Shumëkush habitet sesi Milani largon një si Paolo Maldini. Flitet për një takim të tensionuar mes tij dhe pronarit Xherri Kardinale. Bashkë me të, ikën edhe drejtuesi Masara. Maldini fitoi 7 Seri A dhe 5 Champions si lojtar tek Milani.

Sfidanti.al