Barcelona e femrave tregon rrugën, fiton Championsin

Nëse skuadra e meshkujve e fitoi më në fund La Ligën, ajo e vajzave është gjithmonë një hap përpara. Duket sikur Lionel Mesi është bërë pjesë e Barcelonës së femrave, edhe pse kjo nuk është e vërtetë, por i tillë është niveli i skuadrës katalanase. Ajo fitoi Championsin në finalen e Ajndhovenit në Holandë, madje me një përmbysje të madhe e dramatike ndaj Volfsburgut. Gjermanët kryesuan 2-0 pas pjesës së parë, por vajzat “blaugrana” patën forcën dhe karakterin për të fituar. Giharro (Guijarro) shënoi dy gola të shpejtë dhe Rolfo realizoi atë të triumfit në 70’. Ylli kryesor i ekipit, Aleksa Putejas, ishte në stol për shkak dëmtimi, ndërsa Barça reagoi pasi humbi finalen e vjetshme kundër Lionit.

Sfidanti.al