E dini cili është kulmi i ironisë dhe hipokrizisë në futboll? Kur të ndalojnë të dalësh kampion siç i ndodhi Tiranës, jo nuk qënka kjo. Kur të ndalojnë edhe ta fitosh Kupën e Shqipërisë, as kjo nuk ishte. Kur gjatë ceremonisë më “funebre” për bërdheblutë, të shikosh Lut Nurin, ish-presidentin e Tiranës duke i dhënë medaljet më “pavlerë” ish-ekipit të tij.
Nuk kishte ndodhur kjo braktisje zyrtare, që presidenti Duka dhe sekretari Shulku t’ia mbathnin nga një fundi i një sezoni tredhës. Sidoqoftë, fituesi i Kupës ishte Egnatia, një ekip që ka mbajtur gjallë sezonin me freskinë e lojës dhe me talentin për të duruar prapaskenat dhe kurthet e Superligës…
Ajo që ndodhi në ceremoni është emblamatike për një ekip të historisë së futbollit tonë. Tirana pluri-kampionia, refuzon medaljet t’i varë qafë, si shenjë proteste ndaj paudhësisë së sistemit Duka. Një sezon anti-bardheblu, dhe të shfaqet në fund ish-presidenti i flakur i saj, që dikur vdiste për Tiranën kampione ndërsa sot vdes për..sistemin kampion !
Sfidanti.al