Siti dhe Interi le të dëgjojnë … Silvinjon për finalen!

Ish-futbollist i Guardiolës dhe ish-zëvendës trajner i Interit. Për këtë arsye, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo është njeriu i duhur për të bërë një analizë për finalen e Champions. Sipas tij, Inter është një skuadër e rrezikshme dhe se parashikimet që e shohin Mançester Sitin si favorit absolut nuk janë edhe aq të sakta. Një Champions League të fituar me Pep Guardiolën te Barcelona, një sezon si lojtar te Manchester Siti dhe dy të tjerë si zëvendës trajner tek Inter. Kjo CV e bën Silvinjon, njeriun e duhur për të bërë një parashikim për finalen e Ligës së Kampionëve, ku do më 10 qershor në Stamboll do të përballen dy skuadrat që trajneri i kombëtares së Shqipërisë i njëh shumë mirë. Në një intervistë për gazetarin italian Xhanluka Dimarzo, Silvinjo kalon në skanerin e tij këtë përballje.

“Guardiola ka vite që jep leksione futbolli te Siti dhe çdo sezon shton diçka, – deklaron braziliani, – Edhe lojtarët janë rritur shumë. Ndërsa Interi është një ekip vdekjeprurës. Mbrohet me 3-5-2, por ka lojtarë të fortë fizikisht për të mbyllur hapësirat dhe për të rifilluar me një tranzicion cilësor. Për ta përmbledhur: janë një ekip reagues. Jam i bindur se do të jetë e vështirë edhe për Sitin të përballet me ta”.

Për Silvinjon, parashikimet që e shohin Manchester Sitin si favorit absolut nuk janë edhe aq të sakta”.  “Arritja në finalen e Champions League nuk është diçka që ndodh çdo ditë, – thotë tekniku kuqezi, – Të dyja ekipet kanë bërë një rrugë të çmendur. Ndoshta harrojmë se Interi u kualifikua në një grup ku ishin Bajern Mynih dhe Barcelona, dy skuadra që fituan kampionatet e tyre përkatëse. Dhe pastaj kaluan një derbi në gjysmëfinale, me pak fjalë ndeshje aspak të parëndësishme” Silvinjo ka thënë me keqardhje të madhe se impenjimet e radhës me kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjet e qershorit nuk e lejojnë të jetë i pranishëm në finalen e Stambollit.

Sfidanti.al