Brojën nuk e kap “Operacioni Fshesa” i Poçetinos tek Çelsi

Sulmuesi i kombëtares shqiptare mund të vazhdojë i qetë riaftësimin. Armando Broja pritet të vazhdojë tek Çelsi, pavarësisht “revolucionit” që trajneri i ri, Maurisio Poçetino, do të bëjë në skuadër. Mediat angleze shkruajnë se tekniku argjentinas e ka në plan futbollistin kuqezi 21-vjeçar, që është prodhim i Akademisë së Bluve të Londrës, dhe që ka firmosur një kontratë afatgjatë në “Stemford Brixh” deri në 2028. Besohet se Broja do të bashkohet me skuadrën në fazën përgatitore verore në fillim të korrikut.

Sfidanti.al