Prag Sevilja-Roma, kush do ta fitojë Ligën e Europës në Budapest?!

Futbolli europian jep sot në mbrëmje trofeun e parë të rëndësishëm të sezonit. Sevija dhe Roma do të përballen në “Pushkash Arena” të Budapestit për finalen e Europa League.  Të gjithë prozhektorët drejtohen në “Pushkash Arena” të Bundapestit. Futbolli europian jep sot në mbrëmje trofeun e parë të rëndësishëm. Sevija dhe Roma diskutojnë finalen e Europa Ligë, një përballje me shumë pikëpyetje për shkak të historisë të dy skuadrave.

Parashikimet bëhen akoma më të vështira, kur aktorë është një si Zhoze Murinjo. Skuadra italiane kërkon trofeun e dytë europian pas Konferencë Ligës të fituar sezonin e shkuar në Tiranë. “Special One” është një ekspert në sfida teke dhe këtë e konfirmojnë trofetë e shumtë që ka në CV-në e tij. “Te Roma më kanë dhënë mundësi të luajë finalen e Tiranës dhe tani një të dytë, – thotw ai, – Por në fushë zbresin lojtarët dhe ata që janë më në formë. Historia nuk luan. Midilibar e mendon ndryshe dhe sheh skuadrën e tij favorite. Për ta, finalet europiane janë diçka e zakonshme, ndërsa për ne është diçka e historike dhe për këtë duam të tregojmë veten”

Murinjo ka rikuperuar Paulo Dibala, megjithëse argjentinasi ka pak shanse të zbresë në fushë nga minuta e parë. Nga ana tjetër, Sevija ka në krahun e saj eksperincën, pasi ka fituar gjashtë herë trofeun e Europa League. Me këtë detaj të rëndësishëm, skuadra spanjolle prezantohet në “Pushkash Arena”  “E presim të qetë këtë finale, – deklaron spanjolli, – i kam thënë Murinjos se jam i nderuar që e luaj kundër tij këtë finale që për mua është e para. Por unë e kam përgatitur sit ë ishte një ndeshje e radhës, pasi nuk dua të transmetoj presionin te lojtarët. Megjithatë ata janë gati dhe mezi presin ta luajnë këtë finale”. Tre mungesa të rëndësishme për Sevijën, që duhet të bëjë pa Markao, Hordan dhe Akunja, me këtë të fundit të skualifikuar.

Sfidanti.al