Ku duket që Nejmar do të largohet nga PSG-ja? Sepse shkoi në F1, jo në festën e titullit!

Zemërimi ishte i madh në klub, e padyshim edhe tek tifozët, ndërsa sezoni të paktën e pati një trofe të madh. Paris SG u shpall kampion i Francës, duke marrë titullin e 11-të dhe rekord në historinë e kampionateve të “gjelave”, por festa nuk e pati njërin nga protagonistët. Nejmar gjykoi se ia vlente më shumë të shkonte në Çmimin e Madh të Montekarlos në Formula 1, që ishte atë fundjavë, sesa të merrte pjesë në festën e PSG-së. E qartë se palët nuk ndjejnë për njëri-tjetrin “dashurinë” që kishin dikur.

Sfidanti.al