Mançester Junajtidit i ka “rënë në kokë” për një qendërsulmues

Erik Ten Hag do të largojë disa lojtarë nga ekipi, mes të cilëve edhe Vug Veghorstin, si dhe mesfushorin Marcel Zabicer, por gjithsesi vëmendja kryesore e tij është për një numër 9 të klasit botëror. Mançester Junajtidi ka nevojë për një qendërsulmues që të shënojë 25-30 gola në sezon, pasi siç thoshte Sër Aleks Fergusoni as Markush Rashfordi nuk është i këtij profili. Në listë mund të ketë disa emra, por ata që pëlqehen janë Harri Kejn (30 rrjeta në Premier) dhe Viktor Osimhen (25 gola në Serinë A). Për Kejnin do të jetë shumë e vështirë, pasi Totenhemi ka vendosur “veton”, ndërsa Osimheni gjithashtu nuk do të jetë i lehtë pasi Napoli u shpall kampion i Italisë, do të luajë në Champions dhe presidenti De Laurentis ka deklaruar se nuk do të lejojë largimin as për 100 milionë euro.

Sfidanti.al