Janë gati 100 000 njerëz që kanë votuar në anketën e gazetës “Marka”, dhe që janë pyetur se cili është sulmuesi që ata preferojnë për ekipin e tyre të zemrës. Mbi 31 apo 32 për qind e votave u dhanë për Harri Kejnin e Totenhemit dhe kapitenin e Anglisë, duke qenë në vend të dytë Dushan Vlahoviç i Juventusit. Në listë ka edhe të tjerë si Zhoao Feliks, Adejemi, Raul De Tomas, Firmino, Hulian Alvarez apo Kolo Muani.
Sfidanti.al