Juventusit nuk i dalin llogaritë, humbjet sezonale janë 120 milionë euro

Ky është parashikimi dhe besohet se do të dalë i saktë. Për më tepër, “Zonja e Vjetër” nuk do të jetë në Champions sezonin që vjen ndaj edhe nuk dihet sesi do të përballohen shpenzimet, duke pasur parasysh se humbjet e vitit të fundit pritet të arrijnë në 120 milionë euro. Ka disa sezone që piemontezët dalin me “këpucë të kuqe”, edhe pse dikur cilësoheshin klub që dinte të bënte biznes futbolli. Kjo gjë është harruar, dhe me gjasë drejtuesit e rinj do të jenë të detyruar të sakrifikojnë lojtarë si Vlahoviç apo Kieza për të rregulluar bilancin, aq më tepër me situatën e krijuar me UEFA-n.

Sfidanti.al