Nuk kanë vlerë paratë, edhe pse kartoni mund të jetë me shifra të mëdha. Harri Kejni është një nga sulmuesit më të mirë të botës, dhe kërkohet nga disa klube, që nga Bajerni, Reali apo Mançester Junajtidi, por presidenti i Totenhemit, Daniel Levi, nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë. Mediat shkruajnë se Levi ka vendosur “veton”, pra që Kejni të mos shkojë tek Junajtidi, edhe nëse do të ofroheshin 100 milionë paundë stërlina. Dy vitet e fundit, Totenhemi nuk lejoi që Kejni të shkonte tek Man. Siti.
Sfidanti.al