Juventusi ia hodhi me drejtësinë italiane, por si i bëhet me UEFA-n?!

Natyrisht, dënimi me heqjen e 10 pikëve nuk ishte diçka aq e vogël, pasi i kushtoi menjëherë Championsin, por sidoqoftë pritej edhe më keq. Drejtësia sportive italiane përfundoi punë me Juventusin, duke i vendosur edhe një gjobë mbi 700 000 euro, ndërsa Andrea Anjeli mbetet nën hetim. Sidoqoftë, shqetësimi është sepse “Zonja e Vjetër” duhet të kalojë në “shoshën” e UEFA-s, e cila mund ta përjashtojë edhe me dy vjet nga kupat europiane. Besohet se kjo mund të shmanget nëse Juventusi heq dorë nga pjesëmarrja në krijimin e Superligës Europiane.

Sfidanti.al