Poçetino urdhëron që Zhoao Feliks të mos vazhdojë tek Çelsi

Në Spanjë shkruajnë se trajneri argjentinas i krijoi Atletikos së Madridit një problem. Kjo sepse klubi i kryeqytetit nuk donte që portugezi të kthehej nga Londra, por Maurisio Poçetino paska vendosur ndryshe. Zhoao Feliksi ishte i huazuar tek Çelsi këtë sezon për 15 milionë paundë stërlina, dhe cilësohej si një të paktët që mund të lavdërohej. Gjithsesi Poçetino ka ide të tjera dhe sulmuesi duhet të kthehet tek Atletiko, që nga ana e saj duhet të mendojë për t’ia shitur kartonin përfundimisht, ose për ta dhënë sërish hua.

Sfidanti.al