Sergio Riko qenka rëndë, gruaja i lutem “mos u largo”!

Lajmet për portierin e Paris SG janë të tilla që punët nuk janë mirë. Sergio Riko u rrëzua nga kali dhe pësoi dëmtime serioze në kokë, ndërsa ndodhet në një spital në Valencia të Spanjës. Fillimisht, mediat spanjolle shkruan se portieri ishte vërtet në gjendje të vështirë, por jo i pashpresë dhe ishte në “duar të mira”. Gjithsesi, gruaja e tij, Alba Silva, ka botuar një mesazh në rrjetet sociale. “Mos më ler vetëm dashuria ime, – ishin fjalët e saj, – të betohem, nuk mundem. Nuk di sesi të jetoj pa ty”.

Sfidanti.al