Ndodhi në Montekarlo, aty ku u zhvillua edhe Çmimi i Madh i Formula 1. Ishte piloti i Formula 2, Viktor Martins, që thuajse krijoi një tragjedi sepse makina e tij kaloi vetëm disa centimetra larg njërit prej punonjësve që ishin në pistë për të fikur zjarrin në një makinë tjetër. Piloti francez injoroi dy flamuj të verdhë që lajmëronin për rrezikun dhe prandaj thuajse ndodhi një fatkeqësi. Javët e fundit ka pasur shumë situata të tilla që për fat nuk kanë sjellë viktima, por kjo ka ardhur vetëm për shkak të fatit.
Sfidanti.al