Shumë i mirë ky Interi i Inzagit, por ka humbje po aq sa Monza e Bolonja!

Skuadra zikaltër është në gojën e të gjithëve, dhe është për mirë. Fitoret po vijnë radhazi (me përjashtim të ndeshjes në Napoli, që nuk prishi shumë punë), fitoi Kupën, ka fituar Superkupën dhe shpreson shumë që të fitojë Championsin. Një sezon i veçantë, në vazhdë të atyre ku fitohen tituj. Gjithsesi, sipas traditës më të “thekur” të trajnerit Simone Inzagi, Interi nuk di të bëjë kompromis. Ky ekip, ose fiton, ose humbet, dhe në 36 ndeshje të Serisë A deri tani, ka vetëm 3 barazime. Numrin e fitoreve e ka 21 (po aq sa Juventusi), më të madhin në Itali pas Napolit kampion, ndërsa humbjet i ka 12, duke qenë skuadra me më shumë humbje ndër 12 të parat, edhe pse është në kushte të barabarta me Monzën, Bolonjën, Fiorentinën, Torinon dhe Udinezen!

Sfidanti.al