Ndoshta nuk është se ka ndonjë shpresë të madhe pas katastrofës në Empoli dhe dënimit me -10 pikë në renditjen e Serisë A. Gjithsesi, tek Juventusi duhet ta provojnë deri në fund dhe sfida direkte ndaj Milanit jep sado pak mundësi për një mrekulli, për kualifikimin në Champions. Në prag të këtij dueli, lajmi jo i mirë është që Dushan Vlahoviç ka pësuar dëmtim, një mbingarkesë në muskujt e kofshës, dhe rrezikon të mos luajë ndaj kuqezinjve. Një minus që padyshim rëndon për Juventusin.
Sfidanti.al