Veterani bavarez padyshim që nuk është as në momentin më të mirë të karrierës, as në momentin e duhur nga ana psikologjike. Tomas Myler pikërisht për këtë arsye vendosi të mos fliste në nerva e sipër, kur emocionet ishin shumë të forta pas humbjes me Lajpcigun. “Nuk do të përgjigjem tani për pyetjen se çfarë mendoj për këtë që po ndodh, – tha ai, – Nuk dua të shpenzoj energji për të krijuar probleme, por duhet të përqëndrohemi për ndeshjen e radhës. Deri në atë kohë, unë nuk do të flas por do të jap maksimumin në fushë”.
Sfidanti.al