Trajneri bardhezi nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe të largohet. Maks Alegri deklaron se ka kontratë me Juventusin dhe se me 100 për qind do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht nga sulmet nga ana e tifozëve në rrjetet sociale. “Zonja e Vjetër” është në zonën Champions, pra e ka arritur qëllimin e saj nga ana sportive dhe në pritje të vendimeve të gjyqeve, ndërsa në Ligën e Europës dhe në Kupën e Italisë u eliminua në gjysmëfinale. “Ky është vendimi im, nuk mund të vendos për të tjetër”, – thotë Alegri, duke nënkuptuar që pret vendimin e klubit.
Sfidanti.al