Spaleti dhe Napoli janë shumë larg njëri-tjetrit!

E habitshme që po ndodh kjo gjë, veçse po shkon gjithnjë e më keq. Presidenti De Laurentis dhe trajneri Spaleti qenkan zënë në një darkë të klubit, dhe mesa kuptohet nuk do të ketë kthim prapa. Nuk dihet se çfarë kanë thënë, ndërsa Spaleti thotë se “ato që ndodhën le t’i sqarojë klubi”. Po De Laurentis? “Nuk i fërkoj krahët askujt, – thotë presidenti, – askush nuk mund të sillet me mua në këtë mënyrë. Spaleti është i shkëlqyer, por liria nuk ka çmim. Së pari duhet mirënjohja. Nëse do të largohet, do t’i japim dorën dhe asgjë nuk do të ndodhë”.

Sfidanti.al