Interesimi është i madh në Katalonjë për mesfushorin kryesor të bavarezëve. Fakti që Barcelona pëlqen dhe kërkon Xhoshua Kimihun ka krijuar shqetësim tek Bajerni dhe klubi gjerman është bërë agresiv. Sipas mediave bavareze, drejtuesit në “Zebener Shtrase” kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të mbeten pa Kimihun, sido që të jetë puna. Po punohet për zgjatjen e kontratës, ndërsa thuhet se “futbollisti nuk largohet as për 100 milionë euro”.
Sfidanti.al