Surpriza e vitit në tenis e ka emrin Karlos Alkaraz!

Të papriturat padyshim që ndodhin, edhe pse kjo ishte mjaft e madhe. Spanjolli Karlos Alkaraz, që do të zëvendësojë Novak Gjokoviçin në vendin e parë të renditjes botërore të tenisit për meshkuj, pësoi një disfatë të rëndë në Turneun e Hapur të Italisë. Tenisti 20-vjeçar u mposht nga hungarezi Fabian Maroshan, që mbërriti në Turneun ATP të Romës që nga faza kualifikuese, duke mos hyrë dot as tek 16 më të mirët. Maroshan u tregua më në formë sesa rivali duke ia dalë 2-0 me setet, me rezultatin 6-3 e 7-6. Kjo humbje jo vetëm që nuk e lejon Alkarazin që të synojë fitoren e trofeut në “Italian Open”, por edhe ia ndërlikon shanset për të mbajtur numrin 1 në botë, pasi Gjokoviç mund të rikthehet. Spanjolli ka qenë në nivele tepër të larta në 2023, dhe kjo ishte vetëm disfata e tij e dytë këtë vit, por 23-vjeçari hungarez meritoi gjithçka. Mediat europiane e cilësuan humbjen e Alkarazit si njërën nga të papriturat më të mëdha të viteve të fundit në tenis, pasi ndodhi nga një rival që mban vendin e 135-të në botë.

Sfidanti.al