Marselo Bielsa emërohet trajner i Uruguajit!

Në moshën 67-vjeçare nuk ka dëshirë të mbetet pa punë, dhe është i lidhur me futbollin. Një trajner me shumë përvojë si Marselo Bielsa vendosi të hidhte hapin e radhës në karrierë duke pranuar të jetë trajner i Uruguajit. Ish-tekniku i Lidsit, të cilin e ktheu në Premier Ligë, zëvendëson Diego Alonson që u largua pas Kupës së Botës. Federata Uruguajane e Futbollit konfirmoi emërimin e Bielsës në krye të kombëtares, me kontratë që vlen deri në Kupën e Botës 2026.

Sfidanti.al