Rikthimi i Lukakut: Dua tmerrësisht shumë të luaj ndaj Milanit

Gjigandi nga Belgjika nuk është më ai i pari. Nuk flitet më për një Romelu Lukaku që humb gola të sigurt, edhe kur e ka topin në këmbë me portën bosh, por për një futbollist që po tmerron kundërshtarët. Jo më kot trajneri i Sasuolos deklaroi se “Lukaku ishte një makth për ne”. Sulmuesi belg realizoi dy gola në “San Siro” dhe u shpreh i lumtur. “Ishte e rëndësishme të fitonin, ishte për Championsin, – thotë ai, – dua shumë që të luaj të martën, por është trajneri që zgjedh. Unë jap maksimumin për Interin. Duhet të vazhdojmë kështu”.

Sfidanti.al