Skuadra bavareze nuk ka qenë aspak në formë këtë vit, nëse merret në total sezoni, ndonëse kthesa në Bundesligë është bërë. Bajerni i Mynihut mbeti pa Championsin dhe pa Kupën e Gjermanisë, diçka që në vendin e madh cilësohet dështim, ndërsa shefi ekzekutiv (mos vallë, në ikje?) Oliver Kahn duket i qetë. “Bajerni ka dalë gjithmonë më i fortë nga vështirësitë, – thotë ai, – kemi pasur disa momente të vështira këtë sezon. Ne duam të jemi kampionë të Gjermanisë dhe kështu do të jetë. Ne duhet të mbetemi të qetë. Do të punojmë me pasion për të qenë më të fortë sezonin e ardhshëm”.
Sfidanti.al