Skuadra tjetër italiane në gjysmëfinale është Roma. Të besuarit e trajnerit Zhoze Murinjo presin Leverkusenin në “Olimpiko, veçse mungesat janë të shumta. Smolling e Kumbulla nuk janë në mbrojtje, ndërsa Dibala vështirë të luajë që nga fillimi. “Na duhet të kalojmë këtë pengesë, – kërkon Murinjo, – Me gjithë këto probleme që kemi, nuk do të dorëzohemi, por do të luajmë për rezultat pozitiv, që të na lejojë që të kualifikohemi për në finale në ndeshjen e dytë”. Leverkuseni vjen në Romë me shpresë, dhe trajneri Shabi Alonso ka bërë një punë të madhe, ndonëse gjermanët kanë tri mungesa.
Sfidanti.al