Juventus-Sevilja, fiton “Zonja e Vjetër” apo ekspertja e Ligës së Europës?!

Kanë një rast të madh për ta fituar. Dy skuadra italiane në gjysmëfinale të Ligës së Europës nuk janë gjë e vogël, nuk është diçka që ka ndodhur shpesh, ndërsa emrat e ekipeve të japin shpresë. Juventusi dhe Roma zbresin me shpresë në fushë sonte në orën 21:00, ndonëse nuk kanë qenë aspak në formë në Serinë A. “Zonja e Vjetër” po vuan edhe pasojat e gjyqeve të zgjatura, ka pësuar disa humbje në kampionat, por trajneri Masimiliano Alegri nuk e humb kurrë besimin. Italianëve u mungojnë lojtarë si Bremer apo De Shilio, ndërsa Pogba e Kieza nuk janë në formën më të mirë.

“Është gjysmëfinalja e Ligës së Europës, ndaj një skuadre që e ka fituar 4 herë këtë trofe, dhe ka fituar dy herë Kupën UEFA, – shprehet ai, – Një ekip i mësuar me këto ndeshje, skuadër eksperte, që nuk e humb kurrë toruan. Duhet të bëjmë një paraqitje shumë të mirë, ashtu si edhe në kthim”.

Sevilja, ndërkaq, mbetet vërtet një ekip me përvojë të madhe. Për më tepër, Okampos, Fernando dhe Lamela ia dolën që të ktheheshin nga dëmtimet, edhe pse spanjollët kanë dy mungesa. Trajneri Mendilibar, gjithsesi, është emër i ri në kontinent. “Natyrisht ne kemi si objektiv që të arrijmë finalen, dhe besojmë se mund t’ia dalim, – ka besim tekniku, – Natyrisht, unë jam trajner pa shumë përvojë në Europë, por kam lojtarë që janë mësuar me sfida të tilla. Ndeshje e vështirë, pasi Juventusi është emër i madh”.

Sfidanti.al