Padyshim që do ta kishte ëndërr të drejtonte një skuadër të tillë, edhe pse kurrë kjo nuk mund të pranohet kur je në stolin e një ekipi tjetër, aq në tepër përpara një ndeshjeje vendimtare për sezonin. Zhoze Murinjo u ngacmua për interesimin e Paris SG për të, ndërsa Roma do të luajë ndaj Leverkusenit gjerman në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Europës. “PSG më kërkon? – tha Murinjo në formë pyetjeje, – kjo do të thotë se nuk më ka gjetur”. Nuk dihet nëse palët do të bien dakord, dhe se cfarë ekipi do të ketë PSG për sezonin që vjen.
Sfidanti.al