Çfarë mufke : Tiranën kampione e përkëdhelën këtë sezon!

Ku t’i gjej rrënjët e tua, o Komision i Disiplinës, o Komision i dwbim ndëshkimit? Nuk paska mjaftuar ajo që ndodhi në fushë, por “loja” mes dhimbjes.. vazhdoi edhe në letra. Vetquhet Komision i Disiplinës, në të vërtetë “vret me pagesë”. Radhën e kishte mbrojtësit i Tiranës, Behiratçe, të cilit ia kapëtuën dy herë kokën : një herë në fushë, kur arbitri Hamiti në versionin “shpatarja e verbër” e nxorri nga fusha me të kuqe, më pas edhe Komisioni i Disiplinës ia zhyt thellë me 5 ndeshje, pra deri në fund të kampionatit…

Na rrahin për hiçmosgjë- ishte batuta tek filmi. Na rrahin , qw riguxuam ..titullin, duhet të thoshte Tirana, por ka frikë të qaj edhe me zë të ulët. Përse ky dënim “spektakolar”për mbrojtësin bardheblu? Çfarë panë më shumë sytë me xham të zi, të çunave të Komisionit të “ndëshkim dëbimit”?

Tirana nuk bëzan, kafshon gjuhën fort, i kanë dhënë shpresë se do ta humbasë edhe titullin, por do në fund do të shpallet kampione për nga përulja dhe bindja ndaj sistemit! Sa ters paska qënë zëri i dikujt, të premten në emisionin sportiv “Passo” në Radio Top Albania, kur tha se ..Tirana nuk është prekur fare nga …fantazmat këtë sezon !

Sfidanti.al