Barazimi i gjigandëve, finalisti vendoset në Mançester!

Nuk pati fitues në “Santiago Bernabeu” mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit, në gjysmëfinalen e parë të Championsit. Në një ndeshje tepër të fortë, ku anglezët luajtën më mirë në pjesën e parë dhe spanjollët ishin më lart pas pushimit, vendosën dy supergola të shënuar nga jashtë zone nga Vinisius dhe De Brujne. Anglezët mbajtën më shumë topin dhe gjuajtën më shumë në kuadrat, ndërsa skuadra e Ançelotit u përpoq të lunate me kundërsulm kur shifrat ishin 1-1. Erling Halandi nuk mundi këtë herë të bënte asgjë, pasi u mbulua fort nga Antonio Rydiger, ndihmuar nga David Alaba. Finalisti do të përcaktohet në sfidën e dytë të mërkurën e ardhshme në “Etihad”, me Sitin që mund të ketë një epërsi të lehtë për faktorin fushë, por jo për faktorin gol, ndërsa Reali mbetet me besim sepse është mësuar me ndeshje të mëdha.

Sfidanti.al