Nuk është e qartë kjo fjali, sepse kur thua që një lojtar duhet të ketë pjesë në një ndeshje, nuk kuptohet nëse kjo thuhet për të qenë titullar, apo për të luajtur një sasi të caktuar kohe. Gjithsesi, Stefano Pioli duket se shpreson që Rafael Leao të jetë në gjendje që nga minuta e parë, ndonëse kjo nuk është e sigurt. “Ose Leao do të luajë, ose nuk do të jetë as në stol”, – thotë tekniku i Milanit për ndeshjen gjysmëfinale të Championsit ndaj Interit. Leao ka bërë stërvitje më vete, dhe Pioli do të vendosë vetëm në fund.
Sfidanti.al